Modelja bëhet nënë për herë të dytë dhe lajmin e dha në mënyrën më të bukur 0 305

Është pa dyshim një nga modelet më simpatike dhe më karizmatike, që ka një komunikim shumë të mirë me të gjithë ndjekësit e saj dhe për këtë është vlerësuar.

Chriss Teigen gjithmonë i mban shumë të informuar mbi lajmet më të fundit mbi jetën e saj dhe sigurisht edhe lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë e ka dhënë vetë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në një mënyrë shumë të veçantë.

“Dikush është këtu”, shkruan ajo në statusin në Twitter, duke lajmëruar se Luna është bërë me një vëlla. Sa i përket emrit, nuk na e kanë bërë të ditur ende, ndonëse jemi të bindur që jo dhe për shumë kohë.

Chriss zgjodhi të ishte shumë ndryshe nga shumë VIP-at e tjerë të cilat gjatë shtatzënisë “zhduken” nga rrjetet sociale, modelja ka ndarë me ne çdo moment nga  shtatzënia e saj.

 

Previous ArticleNext Article