Pas Luanës, një tjetër moderatore bëhet këngëtare! 0 724

Të qenurit në ekran, tashmë nuk shihet thjesht si një punë, apo profesion i mirëfilltë, por si një tramplonë për të bërë gjëra të tjera në jetë, që mund t’u sigurojë më tepër të ardhura, apo edhe famë. Pas Luana Vjollcës, duket se një tjetër moderatore, do të nisë karrierën e saj si këngëtare. Ajo është bukuroshja Almeda Abazi.

Prej disa javësh, Almeda ndodhet në Shqipëri ku po prezanton edicionin special të “Dancing With The Stars”. Ky projekt e riktheu atë pranë publikur shqiptar, pasi ishte larguar në moshë shumë të vogël në Turqi, ku dhe aty ka jo pak famë si miss, apo këngëtare, përveç fatktit që është bashkëshortja e aktorit turk Tolgahan Sayisman.

Burime për Panorama Plus, bënjnë me dije se Almeda po punon për realizimin e një kënge në rrymën pop në gjuhën angleze. Ajo po synon tregun ndërkombëtarë dhe mendohet se shumë shpejt do të jetë e ftuar në koncerte të ndryshme.

Almedën e kemi parë disa herë duke kënduar në emisionet teksa ishte e ftuar në Turqi.

Previous ArticleNext Article