KreuCelebrity

Për grimin mund të mos ketë shpenzuar, por ja shifra marramendëse e veshjes së Elvanës!

Në ardhjen më të fundit në Tiranë, Elvana Gjata u veçua për diçka tjetër përpos performancës. Larg duarve të profesionistëve, nga flokët, e deri tek grimi, këngëtarja ishte kujdesur vetë për look-un në Color Day Festival. E nëse për një çast menduam se paraqitja e saj erdhi pa shumë shpenzime, kemi gabuar!

https://www.instagram.com/p/Bit_m4vFw8I/

Xhaketa Versace me printime Vogue, ajo e shumëngjyrëshmja që iu përshtat aq mirë atmosferës së koncertit, ka kushtuar plot 2500 euro. Streçet kanë arritur koston prej 621 eurosh, ndërsa atletet Stella McCartney vijnë me shifrën prej 529 eurosh. Ndoshta ju kanë pëlqyer aksesorët e përdorur nga Gjata, e jo më kot, pasi seti i varëses dhe karficave të flokëve Medusa kushtojnë përkatësisht 1290€ dhe 380€. Me pak fjalë, ditën e koncertit Elvana ka mbajtur të veshur në trup as më shumë e as më pak se sa 5320€!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Nuk është hera e parë që Gjata lakohet ndër personazhet e veshura më shtrenjtë, edhe pse një paraqitje aq sportive sa ajo e Color Day Festival na kishte gënjyer paksa për të kundërtën. Si ju duken zgjedhjet e Elvanës?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF