KreuCelebrity

Russell Brand e pranon: “E kam puthur një herë Meghan Markle!”

Eh, Markle nuk shpëton dot nga lajmet e njëpasnjëshme për të…as dy ditë para dasmës! Nga skandali lidhur me të atin, e deri tek detajet me gjithçka do të ndodhë ditën e madhe, Meghan është qendra e vëmendjes për momentin. Në intervistën e fundit të Russel Brand, aktori ka bërë një deklaratë që nuk pritej.

Karakterizuar nga humori, Russell ka pranuar: “E kam puthur një herë Meghan Markle.” Duke mos lënë vend për komente, ish-bashkëshorti i Katy Perry ka sqaruar: “Jo, nuk bëhet fjalë për romancë. Ishte viti 2009, xhiroja një film dhe Markle nuk ishte e njohur asokohe. Më duhej ta puthja sepse ishte pjesë e skenarit, por as nuk e mendoja që një ditë do të bëhej gruaja e Princit. Jo për gjë, po unë as nuk e mbaja mend një episod të tillë. Më është kujtuar së fundmi, sepse e pashë kalimthi diku si episod.”

Me shaka, Russell ka shtuar se tashmë media nuk ka pse merret me babain e Markle, pasi lajmi i vërtetë është vetë ai. Si gjithmonë, i pandalshmi Brand!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF