Vathët unik të Bella Hadid mund t’i bëni tuajat për shumë më pak nga ç’e mendoni! 0 343

Java e Festivalit të Kanës na ka sjellë shumë nga stili i personazheve të famshëm. Bella Hadid u komentua për ngjashmërinë e shumtë me Carla Bruni-n, ashtu sikurse mori komente pozitive lidhur me fustanet e përzgjedhur për tapetin e kuq. Këtë herë, modelja është fotografuar duke u larguar nga hoteli në jugun francez, ndërsa veshja ka lënë përsëri vend për t’u komentuar.

Veshur me xhinse të gjera, sandale të sheshta dhe një ‘body’ tejet interesant, çka dalloi tjetër ndër zgjedhjet e Hadid ishin dhe vathët e saj. Gjysmë rrathë, të tejdukshëm dhe me dy dekore minimaliste ngjyrë ari, ky aksesor mund të jetë i preferuari juaj për këtë verë. E ndonëse Bella mbante veshur Fleur du Mal me një çmim prej 365 dollarësh, vathët mund t’i bëni tuajat për vetëm 38 dollarë! Imagjinoni ditët e shpenzuara buzë detit, duke shëtitur në qytetin e preferuar bregdetar, kombinuar me një fustan të hollë e po aq elegantë sa dhe vathët e përgjedhura nga supermodelja.

Bella na ka treguar gjithmonë se paraqitja e saj nuk do të na zhgënjejë asnjëherë. Dhe ja ku na prezantoi me tendencën më të re të sezonit veror!

Previous ArticleNext Article