Ditë e gëzueshme për familjen Gjebrea, ja cili është protagonisti këtë të premte! 0 2171

I shohim gjithmonë të bashkuar, duke shprehur gjithë dashurinë e ngrohtësinë e nevojshme që i shkon për shtat portretit të lumtur familjar. Edhe pse shumicën e kohës vëmendjen e tërheq Anna, pas nuk mbetet as Joni, i cili për shumë kohë ishte dashuria e vetme më e madhe e Anilës dhe Arditit. Sot, Joni feston ditëlindjen dhe urimet nga njerëzit e afërt kanë qenë të menjëhershme.

#27 #birthdaykid 👶🏼🎉🎊

A post shared by @ jon.gjebrea on

Siç dhe ai vetë e ka bërë të ditur, kjo e premte shënon edhe 27-vjetorin e djalit të vetëm të familjes Gjebrea, e çfarë nuk mund të mbetet në hije është dedikimi i Arditit në rrjetet sociale. Ai ka postuar foton e një torte, ku shihet e shkruar: “Edhe 100, Jon. Të duam shumë”, ashtu sikurse jo pak vend zë edhe foto e protagonistit të ditës, krah së ëmës, të atit, motrës dhe të fejuarës, Merlin. Nga ana tjetër, kjo e fundit i ka bërë një urim edhe më të veçantë, duke përgjedhur fjalë plot emocion: “Urime ditëlindjen djalit që mbaj përgjithmonë në zemër! Të dua”, ashtu sikurse i ka dhuruar një kartolinë me mbishkrimin: “E bekuar që të kam”.

Me sa kuptohet nga postimet në rrjet, çifti nuk ndodhen brenda kufijve, madje me shumë ngjasa këtë 27-vjetor Joni do ta kalojë bashkë me Merlinin në Las Vegas. Pse jo, kur është një ndër ditët më të veçanta të vitit për të dy?

Previous ArticleNext Article