KreuCelebrity

Në formë apo jo? Kate Middleton fotografohet për herë të parë pas lindjes!

Sa herë flasim për personazhet e njohur dhe periudhën post-shtatzënisë, të gjithë jemi kuriozë të shohim se sa në formë kanë mbetur pas nëntë muajve të ëmbël. Kate Middleton bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale, kur u shfaq pak orë pas lindjes e grimuar, mbi taka dhe me siguri e vetëbesim të plotë për sytë e kurreshtarëve. Pas dy fëmijëve të parë, tashmë Kate është mësuar me diçka të tillë, por gjithsesi askush nuk priste që Dukesha e Kembrixhit të shkëlqente aq shumë.

Që pas ardhjes në jetë të Princit Louis, Kate është fptografuar dje për herë të parë nga paparacët. Veshur me një fustan nga Michael Kors me dizenjo lulesh blu dhe rozë, e me syze të mëdha të zeza, Middleton ka qenë e ulur në makinë, teksa është nisur drejt Windsor Castle për të qenë e pranishme në provat e dasmës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Pranë saj ka qenë dhe Princ William, që si shumë herë nuk e lë pa shoqëruar bashkëshorten. Siç edhe pritej, Kate duket më në formë se kurrë, ndërsa ka lajmëruar që pas eventit të nesërm, nuk do të eskpozohet për një kohë të gjatë. Sipas raporteve zyrtare, Dukesha e Kembrixhit ka nevojë për pushime dhe kohë të lirë për t’u kujdesur për fëmijët, sidomos për të voglin Louis.

Dasma e shumëpritur do të shënojë edhe daljen e parë publike te Kate pas lindjes, edhe pse sytë janë kthyer totalisht nga Harry dhe Meghan. Pritet që Middleton të na surprizojë me paraqitjen!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF