KreuCelebrity

Një dhëndër si Getoari kush nuk do ta donte!

Ai mund të jetë një nga reperat më të kërkuar në vend, por duket se Getoari nuk ‘shkëlqen’ vetëm në muzikë. Bashkëshorti i Marinës ka marrëdhënie shumë të mira me familjen e gruas së tij, dhe këtë e kemi kuptuar në dhuratat dhe dedikimet që nuk kanë munguar asnjëherë në ditëlindjen e mamit dhe motrave të Marinës.

Dje ishte ditëlindja e Marinës dhe familja Vjollca preferuan detin e Durrësit kësaj here për të festuar. Ajo që na bëri përshtypje ishte Intastory i reperit i mbushur me foto të Marinës, Luanës dhe nënës së tyre, duke na bërë të kuptojmë që fotografi ishte pikërisht Getoari. Sa dhëndra shqiptar ju ka rastistur të shihni që t’i mbushin Instagramët e tyre me foto të vjehrrës, kunatave dhe majde të bëhen dhe fotografë?! Me siguri pak!

Nuk e dimë se si janë, apo si do të jenë marrëdhëniet me dhëndurët e tjerë të familjes Vjollca por seç kemi një parandjenjë që Geti do të jetë dhëndri i preferuar i shtëpisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF