Pak orë para dasmës, Meghan e ka lumtuar pa masë princ Harry-in me këtë vendim!

Na ndajnë vetëm pak orë nga dasma e vitit, dasma mbretërore e Princ Harry-it dhe e Meghan Markle.

Nusja është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të babait të saj, i cili kishte fotografuar veten e teksa shtirej sikur isht shumë i interesuar për marrëdhënien e vajzës me Princin. Një ditë pasi ky lajm “pushtoi” mediat botërore, u përfol se ai nuk do të jetë në dasmën e aktores.

Duke qenë se u spekulua se shkak për këtë do ishte ky skandal, Meghan doli në një deklaratë për shtyp, e cila njoftoi se shkak për mungesën e babait të saj në ceremoni është për faktin se nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore, pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë.

Megjithatë, aktoren do ta shoqëroj dikush në altar dhe nuk është mamaja e saj, por princ Charles, i cili e ka pritur shumë mirë këtë ftesë. Se si do të shkojë dasma, mbetet për t’u parë gjithçka nesër. Mediat më të rëndësishme do të kenë mundësi për ta ndjekur atë “live” të gjithë ceremoninë në Kështjellën “Widsdor”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article