Pranvera nuk duhet neglizhuar, këto 4 produkte mos i ndani nga tryeza! 0 102

Pranvera kërkon një tjetër regjim ushqimor, e gjithçka që na ka munguar gjatë dimrit duhet zëvendësuar në këtë ndryshim të periudhës së vitit. Temperaturat gjithnjë e më në rritje nuk e favorizojnë maksimalisht energjinë që i duhet organizmit për t’u përshtatur me ritmin e ditës. Kështu, ekspertët këshillojnë që këto katër produkte nuk duhet t’i ndajmë nga tryeza këtë sezon!

PANXHARI

Është një ndër produktet ushqimore që i sjell të mira pafund mëlçisë. Përmban një substancë të veçantë, që përçon një impakt të menjëhershëm në detoksifikimin e enëve dhe kanaleve të mëlçisë, ashtu sikurse redukton mundësijnë për çdo inflamacion të mundshëm në trup.

KËRPUDHAT

Mund të duken si prodhime jo fort me vlerë, por ja që në fakt është krejt e kundërta. Kërpushat përmbajnë një sasi të konsiderueshme vlerash, që nuk gjenden në ushqime të tjera. Një prej tyre është edhe seleni, që ndihmon së shumti në ruajtjen e normave të tiroides. Kërpudhat e gatuara janë gjithashtu një zgjidhje perfekte për të detoksifikuar traktin tretës në organizëm.

KRIPA

Edhe pse në mendje na rri fraza e famshme: ‘Kujdes me kripën!’, kjo e fundit është parë shoesh nga ekspertët si një produkt që nuk duhet t’i ndahet asnjë vakti. Kripa e furnizon trupin me disa minerale të veçanta, që nuk zëvendësohen me asnjë produkt tjetër. Një ndër format më të rekomanduara është edhe shtimi i një sasie tejet të vogël kripe në shishen e ujit që mbajmë gjithnjë me vete, sidomos nëse përballeni me aktivitet të shumtë gjatë ditës.

DJATH GOUDA

Djathi Gouda përmban vitaminë K2, element që i duhet domosdoshmërisht organizmit, edhe pse shumica e njerëzve vuajnë nga mungesa apo sasia e pakët e tij. Vitamina K2 luan rol në gjithçka në organizëm, duke nisur nga shëndëti i plotë i kockave, e deri tek bukuria e dhëmbëve. Mjafton të konsumoni disa feta djath Gouda në ditë, për të përmbushur kërkesat që organizmi sjell natyrshëm.

 

Previous ArticleNext Article