Bujari Qamili i tregon të gjitha për bashkëpunimin me Luanën: S’është parë më parë në Shqipëri

Një video e Luanës në rrjetet sociale teksa këndonte “Tumankuqe”, ishte si një paralajmërin që së shpejti do të sjellë një këngë të re dhe kështu ndodhi. Mediat shkruan se moderatorja seksi ka në plan një bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore Bujar Qamili dhe paska qenë plotësisht e vërtetë.

I ftuar në studion e emisionit “Thumb”, këngëtari shkodran ka konfirmuar një lajm të tillë duke na treguar gjithçka nga ky duet që me siguri do jetë hiti i kësaj verë. Bujari tregoi se bëhet fjalë për një bashkëpunim që nuk është parë më parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një miksim të këngëve të tij me këngët e Luanës, të cilat do të shoqërohen edhe me një klip. Ai shprehet se është i bindur që do të jetë një sukses i verës, duke zbuluar gjithashtu se është Luana ajo që po merret me gjithçka; klipi, organizimi, ideja.

“Nuk është thashethem. Unë kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana. Kërkonte që ta takoja. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia dhe të këngëve të saj që me të vërtetë besoj se do të jetë diçka shumë interesante. Dhe kam besim shumë te ajo, se ajo do të bëjë klipin, organizimin. Nuk më shqetësojnë këngët që do zgjedh se unë ka zgjidhur të gjitha këngët të miat që kanë qenë hite ndër vite. Unë kam vetëm një problem. Kam hallin e klipit. Unë do të dal i veshur me kostum, e ndërsa ajo do të vishet bukur. Por që do të shkojë mirë për këtë nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh ai.

 

Previous ArticleNext Article