Edhe Lori dhe Sara Hoxha paskan qenë në dasmën mbretërore! 0 2693

Kryefjalë e ditës së sotme është padyshim dasma mbretërore. Dhjetëra e mijëra persona kanë qenë të pranishëm në Kështjellën Windsor për të parë Meghan Markle me fustan të bardhë dhe Princ Harry, ish- beqarin më të preferuar të vajzave, duke u martuar.

Mes atyre dhjetëra e mijërave persona, duket se paska qenë edhe motrat Hoxha, Sara dhe Lori. Dy bukurshet kanë udhëtuar drejt Londrës, (ndoshta jo me qëllimin për të qenë në dasmën mbretërore), por nuk e kanë humbur një moment të tillë.

Lori ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Kisha Windsor, bashkangjitur së cilës shkruan: Meghan po të presim.

Dasma e Meghan dhe Princ Harry-it është një nga ceremonitë më të rëndësishme të vitit. Është folur shumë për tëdhe më në fund dita e shumëpritur erdhi.

Previous ArticleNext Article