KreuCelebrity

Foto-Paparac/ Ledioni sfidon Sarën!

Kafja e mëngjesit nuk të shijon me askënd më shumë se me njeriun e zemrës, ndaj ku ka më mirë se të nisësh ditën me partnerin teksa bisedon për ndonjë temë familjare apo për angazhimet e ditës. E duket se kështu ka vepruar çifti simpatik Sara-Ledion një mëngjes mes-maji teksa është fotografuar nga Bordo. Në një prej bareve pranë zyrave të Top-Channel, ata ia kanë dedikuar paraditen njëri-tjetrit, duke konsumuar kafen dhe duken krejtësisht të humbur në bisedën mes tyre. Por nëse Sara dhe Ledioni bisedojnë për kushedi se çfarë, ne na tërhoqi vëmendje ‘look-u’ i moderatorit të ‘The Voice’. Një palë pantallona me printe me kuadrate, atlete të zeza Balenciaga, T-shirt ngjyrë kafe dhe mbi të një bluzë portokalli me zinxhirë, e ndërsa në kokë kishte vënë një kapuç ngjyrë kaf, ishte kombinimi që kishte zgjedhur Ledioni këtë mëngjes, kombinim ky në dukje i thjeshtë dhe rastësor, por që tërhiqte mjaft.  Ndërsa Sara ka preferuar një ‘look’ fare të thjeshtë, pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe atlete. E nëse do të na duhej të  flisnim për stil mes çiftit, le të themi që kësaj here sfidoi Ledioni.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF