Shqiptari që çuditi AmFar-in, ble 1.6 milionë euro fustane për nusen!

Emri i tij është Rolando Lekaj. Ai ka lindur në Lezhë dhe për më shumë se dy vjet jeton në Pekin. Përvojat e para si model i pati në vitet 2007-2008, ku u shpall “Mister Lezha” dhe më vonë nisi karrierën e tij ndërkombëtare duke reklamuar një numër të madh produktesh të firmave më të njohura.

Deri këtu mund t’ju duket si histori sukesi i një djali të bukur që ka realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë model, për nëse nuk e dini, Rolando Lekaj është një supermiliarder, i cili i çuditi të gjithë miliarderët e tjerë në eventin më bamirës të mbajtur në Kanë, AmFAR Gala. Djaloshi nga Lezha, në ankandin e hapur për 31 fustanet e Carine Roitfeld, ka ofruar shifrën më të lartë, plot 1.6 milion euro, që çuditi jo pak të pranishmit në sallë.

I pyetur nga “Jo Vetëm Modë”, Lekaj është shprehur se këto fustane do t’ia dhurojë bashkëshortes së tij, Yu Wenhong, e cila është presidente e një prej markave më të njohura të kozmetikës në Azi. Ai ka deklaruar se ishte shumë i vendosur pëR të bërë ato blerje për bashkëshorten, lekët e të cilave më pas do të shkonin për të ndihmuar njerëzit të cilët vuajnë nga SIDA apo sëmundje të tjera

“Ankandi zgjati rreth 15 minuta, por unë s’mund të përshkruaj me fjalë atë që përjetova atë natë. Pavarësisht shumës, unë isha i bindur që atë blerje do ta bëja për nusen time dhe ato para t’i dërgoja për bamirësi. Me AmFAR më ka lidhur nusja ime e cila shkonte vazhdimisht në këtë eveniment. Unë shpresoj të ketë sa më shumë njerëz që të bëjnë këtë gjë siç e bëra unë apo siç bëjnë shumë të tjerë për të ndihmuar njerëzit të cilët vuajnë nga SIDA apo sëmundje të tjera”, tha Roland Lekaj.

AmFar është një event i përvitshëm bamirësie që zhvillohet në Kanë. Bileta për t’u bërë pjesë e saj kushton nga  15-30 mijë euro, por varion edhe nga 115-570 mijë euro për kategorinë e bamirësve. Në këtë event kanë marrë pjesë jo pak shqiptarë, si Aurela Hoxha, Angela Martini dhe Bleona Qerreti.

Previous ArticleNext Article