SONDAZH/ Nusja më e bukur mbretërore: Diana, Kate apo Meghan?! 0 7837

Pas muaj e muajsh pritjeje, Princi Harry dhe Meghan Markle zyrtarisht lidhën kurorë në Kështjellën Windsor sot në një nga dasma më të rëndësishme të vitit.

Për ditën e saj të veçantë, nusja mbante një fustan mahnitës të bardhë Givenchy të dizenjuar nga Clare Waight Keller, dizajnerja britanike që më parë drejtonte shtëpinë e modës Chloé. Por si është fustani i saj, krahasuar me kunatën Kate Mideltton?  Është e pamundur që të mos bësh një krahasim të tillë.

Kate zgjodhi të vishte një fustan të Aleksandër McQueen, krijuar nga Sarah Burton.
Ai ishte me mëngë të gjata dantellë, një v-në qafë dhe një bisht shumë të gjatë. Megjithatë, ndonëse ishin shumë të ndryshme në stil, diçka i bashkonte dy nuset mbretërore: thjeshtësia dhe klasi. Ne ju ftojmë të votoni në sondazhin e mëposhtëm, por pjesë e tij, do të bëjmë edhe Princesh Dianën, por duke e zhveshur fustanin e saj të  bardhë nga elementi kohë.

Previous ArticleNext Article