KreuCelebrity

Armina ka këtë kusht për Shkëlzenin në ditën e dasmës, që vështirë se i shpëton dot!

Dasma mbretërore ka bërë për vete pjesën më të madhe të publikut, ndërsa jehona e ceremonisë vazhdon ende, edhe disa orë pas përfundimit. Nga fustani i Meghan Markle, e deri tek të pranishmit në event, gjithçka fokusohet tek Duka dhe Dukesha e Sussex. Një nga ndjekëset e përpikta të ceremonisë ka qenë dhe Armina Mevlani, e cila ka patut fillimisht disa kritika lidhur me Meghan.

Tek një prej videove të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Mevlani ka shkruar: “Pse i ka flokët kaq keq?”, ndërsa ka patur edhe një kritikë për fustanin: sipas Arminës, ishte më i thjeshtë seç duhej. Nga ana tjetër, blogerja është mrekulluar nga fustani i dytë i Markle, ashtu si shumica e njerëzve. Por, nga gjithë ceremonia, Mevlani ka veçuar një moment. “Nëse burri im nuk qan kur të më shohi, ashtu sikurse Princ Harry bëri kur pa Meghan, nuk do martohem fare me të”, ka qenë shkrimi bashkangjitur fotos së Harry-t teksa fshinte lotët.

 

Një shaka, që përforcon edhe më shumë momentin më romantik në altarin e lidhjes së dashurisë mes Meghan dhe Harry-t. Këtë imazh, Armina e ka publikuar në Instastory, duke e bërë të qartë se ky është kushti i saj për Shkëlzenin. Fajin e ka vetëm Harry në këtë rast!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF