KreuCelebrity

Besojeni ose jo, por manikyri që Meghan përdori në ditën e dasmës kushtoi vetëm $11!

Ishte një ndër nuset më të thjeshta që kemi parë ndër vite, e nëse disa e kritikuan për këtë pjesë, të tjerë u mahnitën me zgjedhjen e bërë. Shuma e fustanit ishte marramendëse, por nuk mund të themi të njejtën gjë për kujdesin ndaj thonjve. Manikyri i përdorur nga Markle është njëkohësisht dhe i preferuari i Mbretëreshës dhe mban emrin e Essie Ballet Slipper.

Një rozë fare e lehtë dhe tejet natyrale, aplikuar në thonjtë e rregulluar me përpikmëri të Markle…E gjitha kjo, për vetëm 11 dollarë. Po, e lexuat mirë! Kaq kushton manikyri i përdorur nga Dukesha e Sussex në ditën e saj të dasmës. Si Markle, ashtu dhe Kate nuk e kanë të lejuar përdorimin e tendencave të reja të nuancave, pasi ngjyrat e përdorura duhet të përkojnë me bezhën ose rozën e lehtë, që i afrohen sa më shumë origjinales dhe përshtaten pa rënë në sy me lëkurën. Ky është një rregull strikt i Mbretëreshës, që nuk thyhet nga askush!

Megjithatë, një çmim kaq i lirë ka bërë që shitjet online të manikyrit në fjalë të rriten me shpejtësi marramendëse, pasi këto ditë kryefjala është dhe do të jetë Meghan Markle. Dhe ia vlen vërtetë, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF