KreuCelebrity

Dhe dasma vazhdon/ Të gjitha mënyrat që çifti përdori për të nderuar kujtimin e Lady Diana-s!

Dasma mbretërore ishte në dukje perfekte, edhe pse me siguri më vonë mund të listohen një sërë problemesh që organizimi në tërësi ka hasur gjatë orëve të gjata të ceremonisë. Çifti emocionoi pothuajse çdokënd, duke shfaqur si gjithmonë dashurinë e admirimin për njëri-tjetrin. Princi u përlot, Meghan e ndihmoi t’i vinte unazën – por, të gjitha këto zbehen para faktit se nuk kishin harruar aspak ta përkujtonin Princeshë Diana-n si duhej.

Ishin detajet e vogla, deri diku të fshehura, ato që bënë diferencën. Lady D mbetet një figurë e pazëvendësueshme, jo vetëm për William dhe Harry-n, por edhe për pallatin mbretëror. Kështu, Duka dhe Dukesha e Sussex u siguruan ta sillnin sa më pranë imazhin e saj, nëpërmjet disa detajeve të ceremonisë. Ndonëse shumica nuk i vërejtën, ja se çfarë kishte të veçantë dasma e Meghan dhe Harry-t në këtë drejtim…

1. Buqeta e Meghan ishte kompozuar me lulet e preferuara të Diana-s
2. Me të njejtat lule ishin thurur edhe kurorat e vajzave të vogla të veshura me të bardha
3. Të afërmit e ngushtë të Lady D ishin të pranishëm në ceremoni
4. Gjatë ceremonisë kishtare, u këndua himni ‘Guide Me, O Thy Great Redeemer’, zgjedhje e njejtë me atë të 1997, që Elton John performoi në funeralin e Lady D
5. Unaza e Meghan ishte pjesë e koleksionit të Diana-s
6. Harry dhe Meghan i kërkuan të ftuarve të dhuronin para për bamirësi, në vend të dhuratave për çiftin – organizata e zgjedhur ishte ajo që Diana përkrahte më shumë, CHIVA

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF