Eleni tregon vështirësitë që kaloi në Eurosong: Për 10 ditë, humba 3 kg 0 948

Eleni Foureira, ose Beyonce e Ballkanit, bëri një superperformancë “live” në Eurosong, për të cilën edhe u vlerësua duke u renditur në vendin e dytë.

Ajo tha se do të bënte historinë për Qipron dhe ia doli. Megjithatë, pavarësisht eksperiencës së saj me koncerte përpara mijëra personave, Eleni ka treguar se nuk e ka pasur aspak të thjeshtë për të bërë në skenë atë që bëri. Përtej presionit të madh që kishte nga Greqia, edhe për shkak të fotos teksa bënte simbolin e shqiponjës me Gentin, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se brenda 10 ditëve ka humbur 3 kg, mbante një regjim shumë strikt që të ishte sa më shumë në formë në skenë dhe gjithashtu orë të tejzgjatura prova.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -tregoi këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe se i ka përjetuar shumë keq sulmet nga mediat greke për foton, aq sa është mbyllur në dhomë duke qarë për ditë të tëra, e megjithatë, nuk pranoi që ta fshinte postimin. Genti tregoi që i gjithë delegacioni i Qipros kishte kërkuar që të fshinte foton për shkak të presionit që po i bëhej këngëtares së tyre, me frikën se kjo mund të ndikonte negativisht në performancën e saj, por Eleni e kishte refuzuar diçka të illë, duke thenë se ishte shumë krenare që ishte shqiptare.

Previous ArticleNext Article