KreuHoroskop

Mos u habisni/ Çfarë lloj nuseje do të jesh bazuar në shenjën e zodiakut?

Eh, dasma mbretërore nuk ka lënë shumë vend për evente të tjera…as për të tjerë personazhe, as për lajme të mëtejshme nga shoubizi. E kemi thënë disa herë se buja e ceremonisë martesore të Markle dhe Harry-t ka nisur muaj më parë e do të vazhdojë edhe disa ditë në vijim. Si ju duk Meghan si nuse?

Krahasuar me Kate, Markle dukej disi më e lumtur, më romantike, ndërsa Middleton u mundua të ruante deri diku seriozitetin edhe në ditën e saj të dasmës. Kjo, sepse nuset ndryshojnë nga njëra-tjetra. Nëse disa i mbërthen stresi dhe emocioni, të tjera i nënshtrohen lumturisë dhe ndjenjës së papërshkrueshme të gëzimit. Po ju, cila nga nuset jeni?

Për këtë kujdeset më mirë shenja e zodiakut. Dhe mos na thoni se nuk përshtateni!

UJORI – Nusja që do vetëm të festojë
PESHQIT – Nusja që urren të qenurit nuse
DASHI – Nusja që i dhuron buzëqeshje të gjithëve
DEMI – Nusja më e qetë që ju kanë zënë sytë
BINJAKËT – Nusja e pavendosur
GAFORRJA – Nusja tejet emocionale
LUANI – Nusja që ka zgjedhur me kohë destinacionin e ëndrrave për ditën e madhe
VIRGJËRESHA – Nusja e organizuar me përpikmëri
PESHORJA – Nusja që kujdeset që asnjë dasmor të mos mërzitet
AKREPI – Nusja që pret me padurim të mbarojë ceremonia
SHIGJETARI – Nusja që ëndërron idealen
BRICJAPI – Nusja që i dedikohet më shumë familjes

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF