KreuCelebrity

Në botëror ose jo, Era shfaqet krah këtij futbollisti të famshëm!

Duket si një vit i mbushur me evente, e ndoshta i tillë është vërtet! Nga lajmet e shumta mbi pritjen e ëmbël të VIP-ave, tek ardhja në jetë e fëmijëve të të famshmëve, dasma e shumëpritur e Princ Harry-t, ndërsa qershori sjell atë që të gjithë e presim me padurim: botërorin. Ngjarja më kulminante në futboll do të mbahet këtë vit në Rusi, e ne shqiptarët u gëzuam pak më shumë kur mësuam se Era Istrefi do të ishte një nga tre zërat që do të këndojnë në ceremoninë hapëse.

https://www.instagram.com/p/Bietb7sjEcB/

Është padyshim diçka që nuk e prisnim, por duket se dalngadalë kjo po kthehet në realitet. Megjithatë, sipas burimeve të fundit pranë Prive, një arritje e tillë është gati e pamundur, për arsye politike. Mendohet se Strefie do të hasi vështirësi të shumta për të marrë vizën për shkeljen e territorit rus, edhe pse asgjë nuk dihet me siguri. Duke shpresuar që të ndodhë krejt e kundërta, Era ka publikuar një foto së fundmi në Instastory. Ajo shfaqet krah Ronaldinho-s, një prej futbollistëve më të famshëm. Mos është kjo një shenjë paralajmërimi që Strefie-n do ta shohim padyshim në ceremoninë hapëse?!

Ende nuk dihet, por presim që të qartësojmë gjithçka në mes të qershorit. Një arsye më shumë për ta pritur me padurim këtë kampionat!

https://www.instagram.com/p/BiSa-gUDTAj/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF