Përtej fotove të dasmës, John Legend na prezanton me engjëllin e sapoardhur në jetë 0 461

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë të cilin e kanë quajtur Miles Theodore Stephens.

Sot modelja ka prezantuar fëmijën e saj me botën, nëpërmjet një fotoje të mbrekullueshme postuar në rrjetet sociale, mbi të cilën shkruan: “Përshëndetje botë, ky është Miles Theodore Stephens – po e adhurojmë qëndrimin e tij me pëllëmbët e vogla. Familja jonë është e mbingarkuar me shumë dashuri. Faleminderit për të gjithë urimet e juaja”

Ardhja e Miles ka bërë që tashmë, Luna të mos jetë e vetme në qendër të vëmendjes. Pak javë më pari, këngëtari John Legend u shpreh se vajza e madhe do e ketë shumë të vështirë që ta përjetojë këtë gjë, por do përpiqet që të tregohet shumë i kujdesshëm  që t’ia bëjë më të lehtë ndarjen e vëmendjes në tre pjesë.

“Luna ndoshta nuk do e përjetojë mirë sepse është mësuar që është qëndra e vëmendjes në shtëpi, por ne do të pëpiqemi që ta mësojmë, që ta ketë më të lehtë ndarjen e vëmendjes në disa pjesë”, tregoi ai.

Ne do donim shumë një foto të Lunës dhe Miles së bashku. Jemi në pritje…

Previous ArticleNext Article