Blendi, pjesë e Top-it apo e Klan? Fëmija ngatërron pyetjen në ‘Në kurthin e Piter Pan’! 0 633

Eh, ‘Në kurthin e Piter Pan’ bëhet kryefjala e çdo të hëne, e jo më kot. Nga të ftuarit, e deri tek pyetjet e fëmijëve, formati sjell lajme të reja lidhur me botën e shoubizit. Por, mbrëmja e sotme ka nisur me një ngatërresë të vogël…

I ftuari i pare sonte eshte @albandudushi @nekurthinepiterpan @rtvklan

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Duke qenë se i ftuari ka qenë Alban Dudushi, Alketa e prezantoi si moderatorin e Top Channel. Kaq ka mjaftuar, që një nga vogëlushët të ngatërrojë pyetjen. “O Alketa, vetëm një pyetje kam unë. Si e latë Blendi Fevziun të vinte këtu në Klan?”, ka thënë djali, ndërsa Alketa është vënë disi në siklet. “Po Blendi është në shtëpinë e vetë këtu në Klan. Mos do të thuash pse e lamë të ikte tek Top-i?”, ia ka kthyer Alketa, edhe pse djali ka vendosur të insistojë dhe pak se Blendi është pjesë e Top Media. Vejsiu e ka anashkaluar këtë moment, duke ftuar në skenë pa humbur kohë Alban Dudushin.

Fevziu shkeli në studion e “Dua të të bëj të lumtur” pak javë më parë, gjë që u komentua jo pak. Vështirë që fëmijët të mos ngatërrohen në të tilla raste…

Sot ne @duatetebejtelumtur_topchannel me @arbanao ora 21:00

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

 

Previous ArticleNext Article