KreuCelebrity

Elvana Gjata përballet me Liberta Spahiun!

Në rrethana të tjera me siguri ato nuk do të zgjidhnin të ishin në të njëjtën ambient, duke patur parasysh ngjarjet e fundit. Por duket se Elvana Gjata dhe Liberta Spahiu, jo vetëm që janë gjendur në të njëjtin vend, madje në të njëjtën shtëpi, por kanë qëndruar edhe për disa orë të mira, për të festuar ardhjen në jetë të vajzës së mikut të tyre të përbashkët. Stilisti Valdrin Sahiti ka mbledhur në kopshtin e shtëpisë, miqtë e tij më të ngushtë, pjesa më e madhe emra të njohur të showbiz-it, për të gëzuar së bashku për statusin e tij të ri.

 

Si dy prej mikeve më të mira të stilistit Elvana dhe Liberta, ose ish- e dashura dhe e dashura aktuale e Flor Mumajesit nuk mund të mungonin në këtë festë. Dihet që marrëdhënia e këngëtares Gjata dhe moderatores së Prive, Spahiu nuk ka qenë fort e mirë kohët e fundit, ku mendohet se ‘molla e sherrit’ është Mumajesi. Madje në një prej puntatave të emisionit Prive, të cilin e moderon Liberta, u tha se kthimi i Elvanës në Shqipëri, për të realizuar një album me këngë, ishte pasi sipas Prive këngëtarja dështoi në SHBA.

 

Të ketë gisht Liberta në këtë ‘thumb’ për Elvanën? Këtë nuk e dimë, ama dimë të themi që pasi i hodhëm një sy instastoryt të të ftuarve në festën e Valdrinit, Elvana dhe Liberta në asnjë moment nuk ishin pranë njëra-tjetrës, duke na bërë të kuptojmë se kjo ‘përballje’ ndoshta nuk i ndihmuar mjaftueshëm, për të sheshuar mospëlqimet që mund të kenë ndaj njëra-tjetrës. Elvana dhe Flori patën një lidhje disa vjeçare ( pavarëisht se nuk e pranuan asnjëherë në publik), ndërsa thuhet se kantautori pas ndarjes nga Elvana ka krjuar një lidhje me moderatoren simpatike nga Kosova, Liberta Spahiu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF