Këngëtarja e njohur e thotë pa frikë: “Kate ishte nusja më e bukur!” 0 3567

Dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry solli dhe shumë komente lidhur me fustanin e protagonistes së eventit. Shumica thanë se ishte shumë herë më i thjeshtë nga ç’pritej, gjë për të cilën u kritikua së shumti krijimi i Givenchy-t. Të njejtin mendim ka ndarë edhe Katy Perry, e cila ka folur pa rezerva.

“I duhej shtuar dhe një detaj tjetër. Aq mjaftonte. Ishte i bukur, por i mungonte diçka e rëndësishme. Unë do ta kisha shtuar”, ka thënë Katy, duke mos i kursyer as fjalët e mira. Këngëtarja ka thënë se e vlerëson Markle së tepërmi, për qendrimet e saj feministe, aktivitetin në shoqatat e bamirësisë, ashtu sikurse dhe pozitivitetin që përcjell në raport me Harry-n. Sa për nusen më të bukur, Perry e ka patur një përgjigje.

“Kate, Kate, Kate dhe Kate. Përfundmisht Kate!”, është shprehur artistja, duke e bërë të qartë mendimin e saj. Pa dorashka, Katy!

Previous ArticleNext Article