Moderatori i famshëm kritikon David Beckham për xhestin e shëmtuar që bëri në kishë 0 3276

Nuk do të jesh kurrë burrë fisnik!

Çifti Victoria dhe David Beckham shkëlqyen me paraqitjen e tyre në dasmën mbretërore këtë të shtunë, por duket se David paska bërë diçka të shëmtuar gjatë ceremonisë në kishë, kur po celebrohej Princ Harry dhe Meghan Markle. Ish ylli i futbollit është parë teksa përtypte çamçakëz gjatë gjithë meshës, gjest ky që nuk i shkon aspak figurës së tij. Moderatori i njohur anglez Piers Morgan e ka nisur emisionin e tij ‘Good Morning Britain’ me një kritikë ndaj Beckham, duke e quajtur të pasjellshëm ish-futbollistin.

“Nuk do të jesh kurrë burrë fisnik, për aq kohë sa shkon në një dasmë mbretërore dhe përtyp gjatë gjithë kohës çamçakëz në një vend ku është e ndaluar një veprim i tillë”, ka thënë Morgan. Nëpër mediat sociale David është kritikuar pa fund për këtë veprim edhe nga ndjekësit e shumtë.

Previous ArticleNext Article