KreuCelebrity

Ndoshta habiteni, por ishte Meghan ajo që i dha një dhuratë Kate në ditën e dasmës!

Ndodh zakonisht e kundërta, e nuk po e mohojmë që nuk ka ndodhur. Me gjithë lodhjen e dukshme të Kate në fytyrë gjatë ceremonisë, Meghan nuk e ka kursyer dhuratën për kunatën edhe pse në ditën e saj të madhe. Një gjest, që i ka surprizuar të gjithë.

Markle kishte zgjedhur shtatë nga mikeshat e ngushta, përfshirë këtu dhe Middleton, për t’i lumturuar me një byzylyk floriri, apostafat për Zofia Day. Një simbol për t’i dhuruar gjithmonë fat vajzave të përzgjedhura, aksesori është quajtur Kensington Bracelet. Nuk pritej aspak një përkujdesje e tillë nga Meghan, kryesisht prej ngarkesës së organizimit të dasmës në fare pak kohë.

Është kjo vallë shenjë që marrëdhënia mes Markle dhe Middleton është tejet e kënaqshme? Mesa duket, po!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF