KreuBordo Men

Prekëse! Në ndeshjen e fundit me skuadrën e zemrës, Iniesta refuzon të lërë fushën

Ishte ndjeshja e tij e fundit si futbollist i skuadrës së Barcelonës,  dhe pas kësaj Iniesta nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre. Mesfushori duket se e kishte tejet të vështirë të linte fushën mbrëmë, pasi përfundoi ndeshjen kundër Real Sociedad, si për ta shtyre edhe disa minuta ndarjen përfundimtare nga skuadra e tij e zemrës. Andres ka qëndruar në fushë, fare i vetëm deri në mesnate, i ulur pikërisht aty ku për 16 vite rresht ka gjuajtur topin, për të bërë fituese skuadrën e Barcelonës. 34-vjeçari debutoi me Barcen në vitin 2002 dhe ka shënuar 35 gola.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF