Pse u divorcua nga bashkëshortja e parë? Alban Dudushi flet për arsyet e ndarjes! 0 3016

Alban Dudushi ka qenë i ftuari i parë i ‘Në kurthin e Piter Pan’. Edhe pse ende në nisje të emisionit, një nga djemtë e vegjël është treguar i paduruar për pyetjen pikante. Pse u nda Albani nga bashkëshortja e parë?

Moderatori ka qeshur, por nuk e ka anashkaluar përgjigjen. “E ke parasysh kur të pëlqen diçka shumë, shumë dhe e do shumë? Ashtu u deshëm dhe unë me gruan time të parë. Por, ka raste që të rriturit mërziten. Megjithatë, për mua ka diçka rëndësi. Që unë dhe ish-bashkëshortja ime kemi kaluar kohë dhe momente shumë të bukura. Kemi një vajzë shumë të bukur sëbashku, dhe kujtimet e bukura na ndihmojnë të ruajmë marrëdhënien e mirë me njëri-tjetrin”, ka shpjeguar në pak fjalë, Dudushi.

Sa për Bietën, bashkëshorten aktuale, Albani ka rrëfyer: “Bietën e pashë për herë të parë tek Top-i. Kur po zbriste nga ambientet tek Piramida, me ato flokët e gjatë, mu duk shumë e bukur”. I sinqertë Albani!

Previous ArticleNext Article