KreuCelebrity

U kritikua pa masë, por Victoria Beckham ka udhëhequr me stil në dasmën mbretërore!

Eh, sa debate ka shkaktuar Vic në rrjet! E ndonëse e quajtën ‘korbin e zi’ të dasmës mbretërore, në fakt Beckham ishte veshur me blu të errët, pasi e zeza nuk është nuanca e lejuar në kodin e veshjes në një event të kësaj natyre. Megjithatë, Vic u ‘kryqëzua’ me komente, pasi sipas disa fansave të oborrit mbretëror, ditës së madhe i përshtatet më mirë një ngjyrë e gëzueshme.

Të njejtin mendim kanë ndarë edhe disa nga ndjekësit vendas, të cilët kanë vënë në dukje shkëlqimin e Amal Clooney përballë zymtësisë së Victoria-s. Kështu, bordo.al hapi një votim për të preferuarën mes dy personazheve. E besojeni ose jo, Vic triumfoi! Beckham ka rrëmbyer 58% të votave, duke i lënë pjesën tjetër Amal. Ndonëse jo një diferencë drastike, rezultati ka surprizuar.

Mesa duket, eleganca e Victoria-s vazhdon të udhëheqë edhe në shijet e publikut. Jo më kot thonë që Vic nuk e ndjek modën, pasi është ajo vetë që e krijon atë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF