Armina zbulon kur do të mbahet dasma, si dhe destinacionin e eventit! 0 1559

Lidhja e saj me Shkëlzen Berishës numëron vite, ndërsa jemi sy e veshë për të rejat më të fundit nga çifti. Një ndër lajmet që u përfol së fundmi ishte shtatzënia e mundshme e Arminës, por si qendron e vërteta? Ekskluzivisht për ‘Pop Culture’, Mevlani e ka përgënjeshtruar menjëherë këtë aludim.

“E përgënjeshtroj kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë”, ka thënë Armina nëpërmjet lidhjes telefonike ‘live’ në studio, duke shtuar se bashkë me Shkëlzenin, i kanë marrë punët me ngadalë. “Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”, ka vijuar dhe më tej, blogerja. Ajo ka deklaruar se dasma nuk do të mbahet këtë vit, por vitin e ardhshëm. “Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat”, ka deklaruar Armina.

Me pak fjalë, një tjetër event pritet së shpejti. Ka zbuluaf jo pak detaje, blogerja!

Previous ArticleNext Article