KreuStil Jetese

As këtu Meghan s’krahasohet me Kate, të famshmit që kanë unazat më të shtrenjta në botë!

Është zyrtarisht sezoni i dasmave. Mos na thoni që nuk e keni vënë re, që shumica e miqve tuaj virtualë, janë në një lidhje dhe tani po shijojnë verën së bashku, disa të tjerë po planifikojnë dasmën, e ndërsa disa të tjerë janë në pritje të një bebeje. Dhe duke qenë në këtë entuziazëm që çdo kurorëzim dashurie të dhuron, ne po ju sjellim një artikull të shkurtër, për t’ju treguar se sa shpenzjnë të famshmit për një unazë fejese.

Rezultati? Kanë kushtuar më shumë para, sa ne mund ta kemi imagjinuar që mund të kemi në llogarinë tonë përgjatë gjithë jetës (shumë më shumë). Dhe, çuditërisht, unaza e fejesës së Meghna Markle është një nga më pak të shtrenjtat. Nga guri prej safiri i Kate Middleton, tek unaza miliona dollarëshe e Melania Trump…

Thjesht për një moment, imagjinoni sikur keni aq shumë para dhe do ta blinit një unazë të tillë, ju cilën prej tyre do të zgjidhnit?

Princess Eugenie
Kushton: $30,000-$50,000
Karat: 3

Taraji P. Henson
Kushton: $70,000-$80,000
Karat: 3.5

Meghan Markle
Kushton: $350,000|
Karat: 4 -4.5

Kate Middleton
Kushton: $500,000
Karat: 12

Melania Trump
Kushton: $1.5 MILLION
Karat: 15

Jennifer Lopez
Kushton: $2.5 MILLION
Karat: 6

Blake Lively
Kushton: $2 MILLION
Karat: 12

Kim Kardashian
Kushton: $4.5 MILLION
Karat: 20

Beyoncé
Kushton: $5 MILLION
Karat: 18

Mariah Carey
Kushton: $10 MILLION
Karat: 35

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF