Do ta mirëkuptoni Harry-in, kur të mësoni arsyen përse i ftoi ish-të dashurat në dasmë!

Kur princ Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre, të pranishëm ishin 600 të ftuar, familjarë, të afërm, miq, por gjithashtu edhe miliona sy nga e gjithë bota që ndiqnin këtë moment kaq të bukur nëpërmjet ekraneve të TV. Tek 600 të ftuarit në ceremoninë madhështore, ishin edhe dy njerëz që jo të gjithë e prisnin: ish të dashurat e Harry, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas

.

Teka për shumicën e njerëzve kjo gjë është absudre, Princi nuk është si gjithë të tjerët. Ai ka pasur një arsye dhe ne e mirëkuptojmë totalisht. Kur princi u nda nga Chelsy Davy, ai konfirmoi se ishte një ndarje shumë paqësore dhe se do të vijonin të mbeteshin miq. Ky raport i mirë i tyre, u vërtetua edhe me pjesmarrjen e Davy në dasmë.

Ndërkohë, dy vite pas ndarjes se Davy, beqari i preferuar i vajzave, u lidh me Cressida Bonas në vitin 2012 për t’u ndarë në vitin 2014. Edhe në këtë rast ishte një ndarje shumë e paqtë, që ka ardhur nga Bonas. Të dy marrëdhëniet kanë përfunduar se vajzave nuk u ka pëlqyer të qenurit në qendër të vëmendjes apo përgjegjësitë që do duhet t’i merrnin pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre.

Pra, nuk ka pasur asnjë arsye përse të mos i ftonte. Kureshtarë jemi të mësojmë: a janë penduar sado pak kur kanë parë atë ceremoni madhështore? Ndoshta, nusja mund të kishinqenë ato…

Previous ArticleNext Article