KreuStil Jetese

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2018!

DASHI 21. mars – 20. prill

Këtë muaj do kujdeseni tej mase për veten dhe për ata qe ju doni te mirën duke lënë ne plan te dyte punën apo angazhimet e tjera. Jeta ne çift do ketë serish entuziazmin dhe harmoninë e dikurshme dhe do ndiheni te plotësuar. Nuk do mungojnë surprizat e herëpashershme nga te dy palët. Beqaret do kenë çdo gjë qe do dëshirojnë, qofshin dashuri serioze, qofshin aventura kalimtare. Shëndeti do jete goxha me i mire si nga ana fizike ashtu dhe ajo mendore. Do jeni me te qete dhe aktiviteti fizik do ju beje ndihmoje mjaft. Te ardhurat do jene te mjaftueshme për çdo gjë nëse e menaxhoni gjithçka me kujdes e maturi. Ne pune mos ecni kuturu sepse do bëni gabime te pafalshme. Planifikimi dhe menaxhimi i mire gjithmonë çon me shpejt drejt suksesit.

DEMI 21. prill – 21. maj

Fillimi i muajit do jete i këndshëm për ju qe jeni ne një lidhje, por me kalimin e javëve atmosfera do ftohet dhe mosmarrëveshjet do lindin. Ne fakt do jene edhe disa persona te trete qe do ndikojnë gjithë kohës dhe do mundohen t’ua prishin planet. Beqaret duhet te tregohen realiste sa me shume nëse nuk duan te vuajnë me pas. Jo te gjithë personat janë ashtu si duken ne fillim kështu qe me mire njihuni me ta para se te merrni vendime. Shëndeti nuk do jete aspak ashtu si ju e keni dashur. Do keni shqetësime nga barku, shpina dhe gryka. Mos e lini asnjë moment veten pas dore. Gjendja financiare fatmirësisht nuk do ketë lëkundje te forta. Kjo do beje qe ju te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Ne pune duhet te tregoheni te duruar nëse doni qe gjerat t’iu ecin me se miri. Edhe te papunët do jene me fat sidomos pas javës se dyte.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate këtij muaji dielli do e ngrohe jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ece me se miri. Do jeni tolerante, te kuptueshëm dhe bashkëpunues me te gjithë. Nëse jeni ne një lidhje, do mbarojnë problemet dhe vështirësitë dhe gjerat do ju ecin vaj. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do kenë jave me te qeta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por rastësisht do takohen me persona vërtet mahnitës. Jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht me shpejt nga sa mendonin. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer. Ne disa momente mund te keni dhimbje veshi, koke, fyti ose stomaku. Ne pune me zor do arrini te mbani ekuilibrin sepse nuk do e përmbani dot veten për te kryer shpenzime. Ne pune do jeni ambicioze dhe kjo gjë ndonjëherë mund t’iu çoje edhe ne gabime. Gjithsesi ne tërësi do jete muaj i mbare.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Këtë muaj duhet te mundoheni ta përmirësoni jetën tuaj ne çift sa me shume qe te mundeni. Partneri do beje te njëjtën gjë ne mënyrë qe zemra juaj te ndihen sa me mire. Pas javës se dyte do filloje një periudhe mjaft e veçante. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por fatkeqësisht nuk kane për ta gjetur dot atë. Gjendja shëndetësore do lere shume për te dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe do ndiheni te lodhur e pa përqendrim. Merrni sa me shpejt masa sepse përndryshe situata do përkeqësohet. Ne planin financiar gjendja do jete e paqëndrueshme dhe kjo për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni. Kujdes! Ne pune do filloni projekte afatgjata te cilat do ju bëjnë me te njohur dhe do përfitoni shuma me te majme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj gjeje qe gjithçka te ece sa me mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona qe me pare nuk i keni pëlqyer aspak. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë me tepër momente te këndshme dhe emocionuese. Entuziazmi, optimizmi dhe dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen, por kurrsesi nuk duhet te hedhin hapa te nxituara. Kur gjerat bëhen dalëngadalë gjithmonë ecin me mire. Shëndeti mund te kaloje ndonjë moment te vështirë e delikat, por fale kujdesit me ushqimin dhe bimëve tradicionale do e rimerrni veten shpejt. Financat kane për te qene goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim dhe kërkoni ndihme për strategji menaxhimi. Ne pune do gjendeni përballë vështirësive dhe sfidave goxha te vështira, por për fat te mire, me ndihmën e disa kolegeve do ja dilni mbanë.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Muaj i begate për çdo sektor ky qe do vije. Do gjeni kohe për t’ia kushtuar dashurisë, familjes miqve dhe punës. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë çaste fantastike me partnerin dhe do fillojnë te organizojnë edhe pushimet verore. Beqaret me shume gjase do bien ne dashuri me një mik te vëllezërve apo kushërinjve te tyre. Mos kini turp nga ato qe do ndjeni dhe shprehini pa dorashka. Gjendja shëndetësore do jete e mire ne përgjithësi. Do dini si te përkujdeseni edhe për ushqimin dhe do merrni edhe me pak aktivitet fizik. Financat do jene delikate javën e pare, por fale familjareve dhe miqve do e kaloni shpejt këtë situate. Ne pune çdo gjë do ju ece sipas parashikimeve. Do jeni edhe mjaft kërkues ndaj vetes dhe do bëni te pamundurën qe te arrini majën e suksesi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Muaj i trazuar dhe me ulje e ngritje ky për ata qe janë ne një lidhje. Ndonjëherë do tregoheni te pamatur dhe mund te thoni gjera te pavërteta për atë qe keni ne krah. Një fjale mund ta lëndojë me shume sesa disa veprime. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe te njihen me sa me shume persona. Me pas do jete e drejta e tyre se çfarë zgjedhje do bëjnë. Shëndeti do jete goxha i trazuar. Mund te keni dhimbje barku, muskujsh dhe ndonjëherë dhimbje koke. Sektori i financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar nëse merrni sa me shpejt masa. Kujdes edhe me shpenzimet. Ne pune tregohuni gjithë kohës te vëmendshëm dhe mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë koleget. Këshillat e familjareve merrini parasysh me tepër sesa ata ju duan veç te mirën.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Javët e para te muajit do jene pozitive dhe aspak problematike, ndërkohë qe pas datës 20 atmosfera do filloje te ndryshoje dhe do lindin mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me te gjithë ata qe do ju rrethojnë. Çiftet ne çdo hap qe do hedhin duhet t’i mendojnë me kujdes gjerat ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura. Nga ana tjetër ata nuk duhet te lejojnë persona te trete te ndërhyjnë tek jeta e tyre sepse vetëm sa do ju sjellin telashe. Beqaret duhet patjetër ta zgjerojnë rrethin e miqësisë sepse vetëm ne atë mënyrë do mund te njohin personat me te cilët do kalojnë jetën. Stresi dhe ankthi do ju krijojnë probleme shëndetësore te njëpasnjëshme. Ne pjesën me te madhe te kohës nuk do jeni te qete. Ne planin financiar për fat do keni mbështetjen e te afërmve dhe gjendja do mbetet e mire. Ne pune nuk do ju mungoje fati, por duhet edhe ju te bëni përpjekje.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Duhet te bëni me patjetër ndryshime ne jetën tuaj këtë muaj ne mënyrë qe rutina qe ju ka pushtuar te marre fund njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni ne një lidhje përkujdesuni me tepër për partnerin dhe dhurojini atij me shume dashuri e ngrohtësi. Këto janë detaje te vogla, por qe mund te ndryshojnë gjithçka. Beqaret do bëjnë mire te mos luajnë me zjarrin sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit. Prisni momentin e duhur për te ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur. Lodhja, pagjumësia dhe dietat strikte do ju dobësojnë dhe do jeni pa rezistence. Kujdes! Gjendja e financave do jete e shkëlqyer 10 ditët e pare, me pas situata mund te ketë tronditje për shkak te shpenzimeve te pamenduara. Ne pune mos i lini pas dore çështjet e rëndësishme sepse ne momentin qe me pak e prisni situata do ju dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Muaj plot ngjyra do jete ky për te gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Për ata qe janë ne një lidhje vetëm java e pare do jete problematike dhe e mbushur me debate, ndërkohe qe me pas do jeni me te ndërgjegjshëm dhe di\o bëni gjithçka qe ta ndryshoni për mire situatën. Beqaret do kenë një muaj mjaft pozitiv për sektorin e dashurisë. Çdo gjë për ta do jete si një dite pranvere. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime te vogla qe do lidhen kryesisht me kockat, kokën dhe fytin. Mos e teproni me medikamentet dhe besoni me shume tek mjekësia tradicionale. Ne planin financiar do gjendeni edhe ne vështirësi te mëdha, ndërkohë qe gjendja do normalizohet pas datës 13. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshme, me te matur dhe nuk duhet te prisni gjithmonë ndihme nga te tjerët.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ky nuk do jete një muaj shume pozitiv për ju qe jeni ne një lidhje. Here pas here mund te keni edhe mosmarrëveshje te forta te cilat do ju bëjnë te vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Kujdes me indiferencën dhe mungesën e sinqeritetit. As për beqaret nuk do jete një muaj i favorshëm për dashurinë. Pretendente do keni shume, por asnjeri nuk do jete i përshtatshëm për ta. Kujdes! Gjendja shëndetësore gjithashtu do lere për te dëshiruar. Do jeni te dobët si nga ana e rezistencës fizike ashtu dhe nga pikëpamja morale. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe nuk do lindin aspak probleme apo vështirësi. Ne pune do keni goxha ngarkese, por ne fund do arrini atë qe ju është kërkuar. Do ndiheni krenare për veten dhe gati edhe për sfida me te mëdha.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ky ka për te qene një muaj mjaft pozitiv për ju dhe do arrini te përmbushni një pjese te madhe te objektivave. Ne çdo moment do jeni te kujdesshëm, te përkujdesur për te afërmit dhe nuk do keni kontradikta te forta. Për te dashuruarit do mbizotërojë bashkëpunimi, ndjenjat reciproke dhe komunikimi. Ne disa momente mundet edhe ta surprizoni atë qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli te dy palët. Beqaret do marrin propozimet qe kane pritur kaq kohe, por ne një mënyrë qe nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te keni edhe dhimbje gjunjësh apo shpine. Financat do vazhdoje te jene delikate sado qe ju do mundoheni te kujdeseni dhe do i ulni shpenzimet. Ne pune edhe sikur te keni energjinë qe ju duhet, mos filloni disa projekte njëherësh sepse mund te lini te meta tek ndonjëri.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF