Roberti në përkrahje totale të Erës, ja çfarë thotë për kunatën! 0 783

Lajmi se Era Istrefi do të jetë zëri zyrtar i Kampionatit Botëror j konfirmua zyrtarisht sot nga përfaqësuesit përkatës. Një e re, që na ka surprizuar jo pak, ashtu sikurse ka vërtetuar se këngëtarët shqiptarë po ecin gjithmonë e më shumë para. E për këtë, Robert Berisha ka patur një koment.

Had a blast in Dubai ⚡️

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

“Qekjo është, Bac u kry”, ka shkruajtur fillimisht Roberti, mbi lajmin e publikuar nga portalet e huaja. Më pas, ai ka patur edhe diçka për të shtuar…”Nuk jam kundër Dua Lipës, as Rita Orës, as Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, krenar me gjithë shqiptarët që kanë ecur para e që po na zbardhin fytyrën. Por, Era Istrefi është artistja e parë që nga Kosova, me kompozim të saj, me tekst që e ka bërë vetë, ka ndezur e do të shkojë shumë, shumë larg. Na duhet me u kënaq, e me u gëzu, e jo me xhelozu. Rroft’ Kosova, o motra e vllezër”, ka qenë ky statusi i Berishës në rrjetet sociale.

Mesa duket, e reja më e fundit mes motrave Istrefi e ka gëzuar së tepërmi familjen. E jo pa faj!

Previous ArticleNext Article