KreuCelebrity

Çfarë ha Lori Hoxha për një trup vere? Ledioni tregon “mëkatet” e kunatës

Po vjen vera dhe me siguri shumë prej jush ka nisur të ushtrohet në palestër, sepse tashmë do të shkojnë në plazh dhe duhet të jeni më në formë se kurrë. Disa të tjerë kanë nisur që të mos konsumojnë ndonjë vakt që të bien sa më shumë në peshë, por mesa duket Lori Hoxha  bën të kundërtën.

Ajo ka një trup që shumë vajza e adhurojnë. Sigurisht është rezultat i një punë shumë të madhe në palestër, por edhe të ushqyerit shëndetshëm, megjithatë nëse keni menduar që trashëgimtarja e Top Channel, nuk “mëkaton” ndonjëherë, e keni shumë gabim.

Kunati i saj, Ledioni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, na ka zbuluar se çfarë konsumon Lori për të pasur trupi “në super formë”. Dhe ç’të shohim: çokollata, biskota me gjalp. Shumë “shëndetshëm” apo jo?

Pas këtij “vakti”, me siguri do të vijnë orë të tëra ushtrimi për të djegur kaloritë e tepërta…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF