Elton Deda, Flor Mumajesi, Jonida Maliqi kundër Notis Sfakanakis! 0 1657

Më 24 maj, këngëtari grek Notis Sfakanakis do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve, ku do të performojë hitet që ka realizuar ndër vite.

Mirëpo, ardhja e tij ka ngjallur jo pak debate, për shkak të disa deklaratave që ka bërë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku i ka etiketuar si “racë inferiore”.  Ndonëse, këngëtari i hitit “Soma Mou”, e ka mohuar të ketë thënë diçka të tillë, duke u shprehur se deklaratat e tij janë keqinteretuar nga mediat, në rrjetet sociale artistë të ndryshëm shqiptarë, por jo vetëm, kanë bërje thirrje për bojkot të koncertit.

I pari që ka reaguar ka qenë këngëtari Flori Mumajesi, i cili ka postuar një video të fjalimit të një deputeti grek të partisë “Agimi i Artë”, pjesë e së cilit është edhe Sfakanakis, i cili i etiketon shqiptarët si “pabuksa”.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët”.

Gjithashtu, edhe kantautori Elton Deda, në statusin e tij, shprehet se është turp t’i dhurohet duartrokitje një njeriu të tillë.

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar rrace inferior”, shkruan ai.

Pjesë e këngëtarëve që janë shprehur pro këtij bojkoti janë edhe Jonida Maliqi, Bruno i Threedots-ave, Klajdi Haruni. Edhe biletat që variojnë nga 5-10 mijë lekë të reja, janë cilësuar si çmime shumë të kripura për xhepin e shqiptarëve.

Previous ArticleNext Article