KreuCelebrity

J.Lo nuse me të njëjtin fustan si Meghan

Duket se do të duhen të kalojnë edhe pak ditë, derisa të mos komentohet më kaq shumë dasma e Meghan dhe Harry. Ceremonia, të ftuarit, darka, menuja, grimi i nuses, fustani i saj…asnjë detaj nuk la pa u komentuar në dasmën mbretërore që u bë më 19 maj.

Fustani i parë i Meghan duket se u komentua më shumë se çdo gjë tjetër në atë  ceremoni. Komentuesit e shumtë nëpër rrjete sociale u ndanë në dy kampe; ata që e pëlqyen shumë dhe pjesa tjetër që iu duk një fustan shumë i thjesht, që nuk i dha nurin e duhur nuses.

Megjithatë duket se edhe një tjetër e famshme ka zgjedhur të njëjtin model fustani kur është veshur nuse, jo në martesën e saj të vërtetë, por në një prej roleve të saj kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “The wedding planner”, në të cilën J.Lo ishte veshur me një fustan identik si ai i Meghan. Si mendoni cilës i shkon më shumë ?

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF