KreuBusull

Nami në Dhërmi! Festivali ndërkombëtar “Kala 2018” sjellë DJ më të njohur në Shqipëri

Këtë verë, do të kemi një arsye më shumë për t’u arratisur në plazhin e Dhërmiut.

Festivali ndërkombëtar, “Kala 2018” do të zhvillojë edicionin e saj këtë verë në bregdetin shqiptar. Në pikën e takimit të deteve Adriatik dhe Jon, festivali do të mirëpresë  emrat më të njohur të muzikës  si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, Moodymann, Rezistenca Underground, Hot Chip dhe Peggy Gou, duke nisur që nga data 20- 27 qershor, për vetëm 50 euro.

Për plot një javë, Kala 2018 do të ofrojë muzikë të mirë, kërcim në qiell të hapur, udhëtime ditore për të eksploruar rivierën e mrekullueshme, argëtim pa fund dhe sigurisht është një ambient shumë i mirë për të zënë miq të rinj.

Por përveç këtyre, festivali do të ofrojë gjithashtu një sërë aktivitetesh sportive si yoga, zhytje, xhiro me kanoe, hedhje me parashutë. Nëse nuk i keni planifikuar ende pushimet, ky do të jetë destinacionin i duhur për të kaluar një javë pushime të larmishme, larg monotonisë. “Albania Holidays” është përfaqësuesi zyrtar i Kala festival.

Biletën për eventin e plotë 7ditor e gjeni tek përfaqësuesi zyrtar, “Albania Holidays DMC”. Tel. 04 2235 688 Cel.0692081113, si dhe tek albania-holidays.com

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF