KreuCelebrity

Princ Harry-in për pak e pickon bleta, ajo çfarë tha shkaktoi aq shumë të qeshura

Vetëm dy ditë pas dasmës, princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë daljen e tyre të parë zyrtare, tashmë si burrë e grua. Dhe për ta, ka qenë një ditë shumë e rëndësishme, pasi  princ Charles festonte ditëlindjen. 34-vjeçari po mbante një fjalim për babain e tij, e megjithatë jo gjithçka shkoi dhe aq mirë, pasi një bletë nuk e linte të qetë princin për të mbaruar fjalën e tij.

“Më falni, ajo bleta më preku vërtetë”, tha ai duke shkaktuar shumë të qeshura tek të pranishmit, edhe tek Meghan e cila na tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Dukeshën Corwall, njerkën e bashkëshortit të saj. Edhe princ Charles, që rrallë e shohim të qeshë në publik.

Very funny moment as The Duke of Sussex, watched by his new bride, gets bombed by bumblebee as he gives a warm and witty speech to mark Prince Charles’s 70th birthday pic.twitter.com/HTOeZzIJmr

— Rebecca English (@RE_DailyMail) May 22, 2018


Meghan Markle dhe Princ Harry, çifti i sapo martuar janë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për pak kohë. Ato janë shndërruar në personazhet më të dashura për publikun, pas dasmës së tyre madheshtore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF