Sa e vështrë është të jesh Sara Hoxha? Më shumë nga sa e kishit menduar ju 0 1901

Nëse keni menduar se jeta e Sara Hoxhës është shumë e lehtë, asgjë nuk është ashtu siç duket.



Trashëgimtarja e Top Channel ka postuar ditën e sotme një foto, ku na ka renditur një sërë “problemesh” me të cilat përballet në jetën e saj të përditshme. Është një mami e re dhe sigurisht e dimë që nuk është aspak e lehtë, por sikur të mos mjaftonte Londoni, është edhe Ledioni, një moderator shumë i njohur në Shqipëri dhe motrën e saj të madhe, Lori Hoxha, një fashionblogere, për t’u “menaxhuar”.

“Është vërtetë e vështirë të menaxhosh një moderator, një fëmijë ngjyrë xhinxheri që urren të ulet dhe një blogere që është bërë superstar,”shkruan Sara në foton e saj.

Sara është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ne herë pas here foto nga pushimet, por edhe momente nga përditshmëria me djalin e vogël, London, gjithashtu me Ledionin ku nuk mungojnë deklaratat e dashurisë dhe sigurisht fotot e pafundme me motrën e madhe, Lorin, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Previous ArticleNext Article