KreuCelebrity

Ashtu siç pritej, pas martesës, kjo është detyra e parë që mbretëresha i ka vënë Meghan

Nuk e vëmë në dyshim, që Meghan Markle ka marrë disa leksione përpara dasmës.

Mirëpo, mësohet se menjëherë pas ceremonisë, aktorja do të nisë një kurs intesiv gjashtë mujor ku do të mësojë se si të sillet si anëtare e familjes mbretërore. Mësohet se vetë mbretëresha Elisabeth, ka përzgjedhur një nga ndihmëset e saj, 49-vjeçaren Samantha Cohen për të qëndruar me nusen e re të shtëpisë, që ajo të përshtatet sa më shpejt me rregullat që ia dikton protokolli.

“Do të jenë disa muaj leksione. Ajo po merr këshilla nga personat më të afërt në familjen mbretërore. Për të nuk do të jetë një periudhë shumë e qetë, do të jetë e zënë gjatë gjithë kohës duke punuar shumë orë në ditë”, shprehet një burim nga familja mbretërore.

Leksionet kanë nisur që me daljen e parë zyrtare të Meghan, pas dasmës dhe do të kenë të bëjnë jo vetem me qëndrimin e saj, por me veshjen, të folurit në publik, të ngrënit, gjithçka; mund të keni parë në filma një situatë të tillë të ngjashme apo jo. Mendojmë se edhe Kate ka marrë mësime të tilla, pasi u martua me princ William, sepse edhe ajo nuk vinte nga një familje mbretërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF