Emina respekton traditën! Zbulohet kuptimi i emrit të vajzës së dytë

Dhe pritjes i erdhi fundi!

Emina Cunmulaj është bërë nënë për herë të dytë! Modelja bukuroshe ka sjellë në jetë dy ditë më parë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Mia Soraya Nazarian. Lajmin e dha vetë modelja nëpërmjet një fotoje të ëmbël së bashku me bashkëshortin, Sam Nazarian.

Modelja ka një lidhje shumë të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet soaciale dhe gjithmonë është treguar shumë e hapur me to, dhe nuk kishte si të ndodhte edhe kësaj here. Në foton e publikuar, Emina na tregoi me detaje datën e lindjes, peshën, emrin e vajzës. Ndonëse është shkëputur prej vitesh nga Amerikë, ajo vijon të jetë fanatike e traditave të vendit tonë, por edhe ato të bashkëshortit dhe këtë na e tregoi edhe në vendosjen e emrave të dy vajzave të saj.

Emri i dytë i Ella-s, Faria është emri i nënës së Eminës, e ndërsa Mia ka emrin e nënës së bashkëshortit, Soraya.

Një zgjedhje shumë kuptimplotë!

Previous ArticleNext Article