KreuCelebrity

Eno Popi bëhet baba!

Ka marrë fund pritja e ëmbël e Atenas dhe Eno Popit. Çifti janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, duke e përjetuar për herë të parë këtë ndjesi.

Ata e kanë pagëzuar të voglën me emrin Liv, që do të thotë jetë.

Atena prej javësh ishte larguar drejt SHBA-ve, për të lindur atje vajzën. Ndërkohë që Enos do t’i duhet të presë edhe pak javë, për ta parë vogëlushen, pasi ai do të shkojë në SHBA vetëm pas disa javësh, për t’u kthyer më pas në Shqipëri të tre së bashku, tashme si familje e kompletuar. Eno Popi dhe Atena kanë një lidhje të gjatë dashurie, ndaj ky gëzim ishte më se i mirëpritur në jetën e tyre. Urime babi Eno, për statusin e ri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF