KreuCelebrity

Fituesja e Eurovizionit për Eleni Foureiran: Ajo është për të kënaqur sytë, jo veshët

Netta është këngëtarja që rrëmbeu trofeun e Eurovizionit me këngën “Toy”. Me pak pikë diferencë, në vend të dytë u shpall këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira më këngën “Fuego”. Në një intervistë për mediat izraelite, Netta ka bërë një deklaratë thumbuese për shqiptaren Eleni. “Nëse Eleni do të fitonte, nuk do të më dëmtonte aspak, sepse e gjithë jeta imë kështu ka qenë. Kur vjen puna për të përzgjedhur, ata zgjedhin gjithmonë atë që të kënaq sytë. Eleni është për të kënaqur sytë dhe jo veshët”, ka thënë këngëtarja izraelite. Të shohim si do ta presi Eleni këtë deklaratë të Nittës.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF