Manjola Nallbani ka gati këngën e re, një dedikim i bukur dashurie? 0 239

Vera është sezoni ku artistët pothuajse gjithmonë publikojnë këngë të reja, pikërisht që kujtimet e pushimeve të lidhen ngushtë me muzikën apo tekstin e këngës. Dhe mesa duket kjo verë do të shoqërohet me ritmet e këngës më të fundit të Manjola Nallbanit. Këngëtarja ka gati këngën e saj më të re, që padyshim pritet të jetë hit.

Gjithçka ka përfunduar, muzika, teksti, klipi dhe pritet vetëm data zyrtare e publikimit.

Manjola, si gjithnjë shfaqet shumë në formë, e veshur me një jumpsuits të kuq, që e tregon atë shumë elegante dhe seksi njëkohësisht. Titullin nuk e ka zbuluar ende, por mesa sa kemi parë në minivideo e postuar nga këngëtarja në profilin e saj në Instagram, bën fjalë për dashurinë. “Më dridhet zemra, më ndalet fryma kur jam me ty”, dëgjohet një fragment nga teksi i këngës.

🎤🎸Coming soon😍

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on

Vitet duken se kanë ndalur për Manjolën. Ajo i ka shpallur sfidë kohës, nga e cila deri më tani na ka treguar se është ajo triumfuese.

Previous ArticleNext Article