Morgan Freeman akuzohet nga tetë gra për ngacmime seksuale!? 0 112

Pjesë e listës së producentëve që akuzohen për ngacmime seksuale në ambientet e punës, së fundmi është bërë edhe aktori i njohur Morgan Freeman. Sipas CNN, tetë gra e kanë akuzuar 80-vjeçarin për sjellje të papërshtatshme, e ndërsa tetë të tjera pretendojnë se janë viktimë e ngacmimeve sekuale.

Njëra asistente e filmit “Going in Style” – komedia e vitit 2017, pretendon se Freeman e ka prekur atë pa dëshirën e saj dhe nuk reshte së komentuari veshjen, por edhe format trupore. Në një moment, tregon ajo, Freeman i ka ngritur fundit për ta parë nëse kishte veshur të brendshme ose jo.

Gratë që akuzojnë Freeman kanë punuar me aktorin 80-vjeçar si në grupet e filmave ashtu edhe në kompaninë e tij të prodhimit “Revelations Entertainment”. Ato janë shprehur se nuk e kanë raportuar më parë, pasi kishin frikë se mos e humbisnin punën.  Por dy orë pas publikimit të këtij artikulli nga CNN, ka ardhur edhe reagimi i aktorit, i cili e ka mohuar diçka të tillë.

“Kushdo që më njeh ose ka punuar me mua, e di që unë nuk jam dikur që ofendojë apo bëj ditë të ndihet jo rehat me qëllim. Unë kërkoj falje për këdo që e kam bërë të ndihet jo mirë, por nuk ka qenë e qëllimshme”, u shpreh ai.

Morgan Freeman ka një karrierë shumë të pasur, prej më shumë se 50 vitesh, fitues i disa çmimeve, përfshirë edhe Oscar.

Previous ArticleNext Article