KreuBordo Men

4 trendet për meshkujt që presin të bëhen dhëndër këtë verë

Jemi në sezonin e dasmave dhe jemi të sigurt që dikush prej jush ka vendosur të martohet apo i ka ardhur një ftesë për të qenë i pranishëm në një të tillë. Kur flitet për trendet dhe modën në lidhje me veshjen e dhëndrit apo nuses duhet të themi se fustani i bardhë rrëmben të gjithë vëmendjen, por kjo nuk do të thotë që dhëndri nuk mund të shkëlqejë po aq sa ajo. Gjithmonë nëse dhëndri ka mjaftueshëm guxim për tu larguar nga kostumet klasike të zinj apo blu dhe kollaret e mërzitshme.

1-Xhaketat material velvet në ngjyrë rubini

Materiali velvet ka kohë që është pjesë e tendencave të veshjeve femërore, por këtë herë duket se nuk po i shpëtojnë as meshkujt. Një xhaketë material velvet në ngjyrë rubini jep një pamje tepër luksoze dhe ekspresive për dhëndrin.

2-Konversat e lëkurës

E pranojmë që jo të gjithë dhëndurët do të bënin këtë zgjedhje, por për ato që janë më cool dhe trend dhe nuk kanë frikë të jenë vetvetja në çdo rast, këto atlete lëkure janë zgjedhja e duhur.

3-Çorapet interesante

Kemi vërë re gjithmonë e më shumë që meshkujt e pushtetshëm preferojnë çorapet e guximshme me dizenjo gazmore. Nëse veshja dhe këpucët janë klasike atëherë shpreheni veten përmes çorapeve. Nuk keni nevojë më të bëni asgjë thjeshtë të uleni dhe të shkëlqeni.

4-Kostumi me xhakete dopiopetë

Kjo është ideale për ata meshkuj që duan të qëndrojnë tek klasikja dhe të fusin doza të trendeve aktuale moderne. Zëvendësoni kostumet e zakonshme me një kostum ngjyrë të lehtë (do të ishte ideale gri) dhe një xhaketë dopiopetë. Gjithashtu mos vishni çorape, por tregoni pak nga kyçi i këmbës tuaj. Të jeni të sigurt që do të shpalleni “mashkulli më seksi i vitit”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF