KreuCelebrity

Ansi bën 2 vjeç! Dhurata e Andrrës dhe Sinanit nuk është aspak si ajo e fëmijëve të tjerë

Ansi djali i çiftit Andrra Destani dhe Sinan Hoxha feston sot 2 vjetorin e lindjes. Me siguri ai do të ketë një super festë të organizuar për këtë rast special, mirëpo dhurata e parë që mami Andrra dhe babi Sinani kanë përgatitur për të është krejt ndryshe nga ajo që kanë marrë dhe mund të marrin fëmijët e tjerë.

Ato kanë pozuar së bashku si një familje e lumtur me kostume tradicionale tiranase dhe duhet thënë që të treve u shkon jashtëzakonisht shumë. Ashtu si Sinani edhe Andrra e kanë ndarë me fansat portretin e tyre të lumtur familjar në Instagram-et përkatëse. Andrra e shoqëron foton edhe me një dedikim plot dashuri për të birin.

“S’do mundesha kurrë të isha mjaftueshëm falenderuese për Ty, që ditëve të mia i dhe arsye, e jetës time tjetër kuptim. Urime ditëlindjen, thesar i zemrës time! Qielli ka yjet, ndërsa unë të kam Ty. Gëzuar ditëlindjen shpirti mamit!” – ka qenë shkrimi me të cilin Andrra ka shoqëruar foton.


Sigurisht që kjo është një dhuratë e veçantë dhe që do mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Aktualisht Andrra i është përkushtuar biznesit të saj të ri që ka hapur në Tiranë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF