KreuCelebrity

Kryefjala e kësaj jave ka qenë Harry, por William është nominuar për një super çmim!

Është e vërtetë që këtë javë kryefjala në familjen mbretërore angleze ka qenë princ Harry, por vëllai i madh William është nominuar për të marrë një çmim shumë domethënës. Ai tashmë është baba i tre fëmijëve dhe në daljet publike, William ka treguar se është një baba tejet i përkushtuar.

 

Duka i Kembrixh është fotografuar shpesh teksa kujdeset për dy fëmijët e tij më të rritur Princin George dhe Princeshën Charlotte. Ndaj William është nominuar për çmimin babai VIP i vitit. Në këtë listë nominimesh janë edhe emra të tjerë të njohur si; Simon Cowell apo Liam Payne. Do të na duhet të presim deri në Qershor, për të parë se cili prej yjeve do të zgjidhet si babi i vitit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF